Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria lëshoi para për komunitetet bullgare jashtë shtetit

Godina e Ministrisë së Punëve të Jashtme
Foto: MPJ

Qeveria siguroi 250 mijë euro për financimin e projekteve të ndryshme të lidhura me pakicat bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë, Moldavi dhe Maqedoninë e Veriut.

Këto mjete hyjnë në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për vitin 2020. Ky vendim ka për qëllim të ndihmojë zgjerimin e veprimtarisë së organizatave të bullgarëve, ruajtjen e identitetit bullgar ndër komunitetet bullgare jashtë shtetit  dhe praninë e tyre në medet dhe në hapësirën publike të shteteve të huaja.

Vendimi pohon politikën e Bullgarisë për garantimin dhe zbatimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve bullgare jashtë shtetit, duke respektuar legjislacionin vendas dhe të drejtën ndërkombëtare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bashkia e Sofjes kërkoi heqjen e një kampi proteste kundër adoptimit të euros

Bashkia e Sofjes ka kërkuar që tendat përpara ndërtesës së administratës presidenciale, të cilat u ngritën atje gjatë protestës së partisë Vëzrazhdane kundër futjes së euros, të hiqen. Bashkia deklaroi se nuk është dhënë leje për kampin e tendave...

botuar më 25-07-01 9.12.PD

Norma bazë e interesit e Bankës Kombëtare Bullgare tani është nën 2%

Norma bazë e interesit në Bullgari po ulet në 1.91 për qind, duke filluar nga 1 korriku 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Ajo po ulet me 0.16% krahasuar me muajin e kaluar, kur ishte në një nivel prej 2.07 për qind. Kështu, norma e..

botuar më 25-07-01 9.02.PD

Parashikimi i motit për 1 korrikun

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 22°. Në Sofje do të jetë 16°. Gjatë ditës, vranësirat nga verilindja do të ulen, por mbi Bullgarinë Juglindore para mesditës dhe pas mesditës mbi shumë rajone të Bullgarisë Jugore do të ketë..

botuar më 25-06-30 7.40.MD