Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dritare te fëmijëria” na kthen në vitet e shkujdesura fëmijërore

Për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative “Kvadrat 500” do të prezantohen veprat e krijueseve bullgarë të grafiteve.

Nën moton “Dritare te fëmijëria” ata prezantojnë kujtimet e tyre nga vitet  më të shkujdesur të krijuara nëpërmjet teknikave të artit mural. Organizator është Stanisllav Trifonov Nasimo, grafitet e të cilit janë të njohura jo vetëm tek ne, por edhe në vende të tjera të Ballkanit si Turqia, Greqia, Rumania, Serbia dhe Kosova.

Arti i tij mural njihet edhe në Britaninë e Madhe, Gjermani, Austri, Itali, Belgjikë, Poloni, Çeki dhe në shtete të tjera evropiane.

Ekspozita në Galerinë Kombëtare “Kvadrat 500” në kryeqytet hapet më 27 shkurt dhe do të vazhdojë deri më 5 prill. Qëllimi i iniciativës është të popullarizohet ky tip i artit modern tek ne.

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një dekadë në 18 000 fotografi – Sofja përmes syve të Ivan Shishiev

10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..

botuar më 25-09-17 7.00.PD

Fillon edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë"

Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..

botuar më 25-09-16 6.00.PD

Kopshtaria bullgare u shpall trashëgimi kulturore jomateriale në Hungari

Tradita e kopshtarisë bullgare në Hungari u përfshi në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari i Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në Hungari, Dr. Danço Musev, gjatë festimeve të kushtuara..

botuar më 25-09-15 10.47.PD