Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po ndjek gjendjen në vend për shkak të Marshit Llukov, që duhet të zhvillohet të shtunën në Sofje, tha Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov. Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova ndaloi me urdhër zhvillimin e Marshit Llukov. Fandëkova pret që policia dhe shërbimet të kujdesen për rendin publik. MPB-ja është kategorike se do të zbatojë urdhrin e Kryetares së Bashkisë. Jemi në kontakt me partnerët tanë jashtë shtetit. Ata po zhvillojnë kontroll, tha Ministri Marinov me rastin e pritjeve që organizatorët e Bashkimit Kombëtar Bullgar të përkrahen edhe nga ekstremistët jashtë. Po zhvillohet hetim kundër organizatorëve të marshit, ndërsa prokuroria kërkoi që gjyqi të mbyllë Bashkimin Kombëtar Bullgar.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..