Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kinezi i vdekur në Bullgari nuk ishte mbartës i koronavirusit

Foto: BGNES

Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev shpalli në një brifing të jashtëzakonshëm se analizat e shtetasit britanik me prejardhje kineze i cili vdiq ditën e diele në qytetin Bansko të Bullgarisë Jugore janë negative për koronavirusin. I vdekuri prej disa vitesh jetonte në Britaninë e Madhe dhe herën e fundit e vizitoi Kinën në vitin 2018, pra shumë para se të përhapet koronavirusi. Shkak për vdekjen është infarkt, ndërsa analiza laboratorike u realizua për shkak të masave të rrepta në vend me qëllim mospërhapjen e koronavirusit, shpjegoi ministri.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme raportoi një punë të shkëlqyer

Qeveria e përkohshme e Dimitër Gllavçevit ka publikuar një raport për aktivitetet e saj. Ai vëren se kabineti ka punuar me qëllim për të finalizuar procesin e anëtarësimit të plotë në Shengen dhe Bullgaria e ka përmbushur këtë qëllim. Falë përpjekjeve të..

botuar më 25-01-01 12.22.MD

Kushtet për shëtitje në male janë të shkëlqyera

Kushtet për shëtitje në male në ditën e parë të 2025 janë të shkëlqyera. Kështu njoftuan për BTA nga Shërbimi i Shpëtimit Malor i Kryqit të Kuq Bullgar. Është me diell dhe e qetë. Në disa nga resortet, disa objekte nuk funksionojnë. Temperatura maksimale në..

botuar më 25-01-01 11.32.PD

Në mënyrë simbolike ngritëm barrierën në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë

Pikërisht në mesnatën e 1 janarit, me heqjen simbolike të barrierës kufitare, ministrat e brendshëm të Bullgarisë, Atanas Illkov, dhe të Rumanisë, Cătălin Predoiu, shënuan fillimin e anëtarësimit të plotë të dy vendeve në Shengen. Një bandë tunxhi e forcave..

botuar më 25-01-01 9.58.PD