Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarja Deljana Llazarova fitoi një konkurs prestigjioz për dirigjent

Deljana Llazarova
Foto: ®Maria Diez

Bullgarja Deljana Llazarova fitoi konkursin ndërkombëtar për dirigjent Siemens-Halle në Mançester. Përveç çmimit prej 15 000 paundesh, fituesi fiton dhe një kontratë dyvjeçare për ndihmës-dirigjent të Mark Elldar, dirigjenti kryesor i orkestrës simfonike “Halle”. Deljana Llazarova ka lindur në qytetin Plovdiv, kurse arsimi i saj jashtë kufijve të Bullgarisë e takon me dirigjentë të njohur. Ka qëndruar në pultin e dirigjentëve të orkestrave prestigjioze në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi, ku ka fituar dhe dekorata të shumta. Llazarova ka punuar me orkestrën e filarmonisë të Hradec Kralove në Çeki, me orkestrën simfonike të Selanikut, me orkestrat simfonike në Meiningen dhe Konstanz në Gjermani.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë, GERB-SDS shpalli përbërjen e kabinetit

Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë Rosen Zheljazkovit. Ai është kandidati për kryeministër i propozuar nga grupi më i madh parlamentar - GERB-SDS. Zheljazkov njoftoi strukturën dhe përbërjen e kabinetit,..

botuar më 24-07-01 9.53.PD

Bansko hap sezonin turistik veror

Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga sot në Bansko. Resorti në malet e Pirinit do t'i befasojë mysafirët e tij gjatë verës me shumë..

botuar më 24-06-29 4.40.MD

Festivali i varkave të dragoit në liqenin Pançarevo afër Sofjes

Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja ditët në bazën e kanotazhit, të cilat çdokush mund të vëzhgojë. Festivali me hyrje të lirë do të mbahet..

botuar më 24-06-29 8.35.PD