Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka raste të vërtetuara të koronavirusit Covid 19 në Bullgari

Vencisllav Mutafçijski
Foto: BGNES

Në një brifing mëngjesin e 26 shkurtit profesor doktori Vencisllav Mutafçijski - shef i Akademisë Ushtarako Mjekësore dhe udhëheqës i Shtabit të Krizës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit Covid 19 në Bullgari, tha se deri tashti në vend nuk ka raste të vërtetuara të pacientëve mbartës të virusit. Në spitale të ndryshe janë nën karantinë afro 20 veta me simptoma të lehta të përngjashme pasi u kthyen nga Italia dhe shtete të tjera të rrezikshme. Shtabi i Krizës është kategorik se nuk ka vend për panik dhe se tërë sistemi shëndetësor i Bullgarisë është i mobilizuar për përballimin e sfidave të lidhura me koronavirusin e ri.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sipas Eurobarometrit, bullgarët janë optimistë për të ardhmen e tyre në BE

Shumica e bullgarëve janë optimistë për BE-në dhe presin që komuniteti të sigurojë paqen së pari. Kjo tregohet nga të dhënat e Eurobarometrit të paraqitura nga Komisioni Evropian, raporton BTA. Të pyetur se çfarë masash do të ndërmerrte BE-ja..

botuar më 25-05-28 1.07.MD
Lideri i Vëzrazhdane Kostadin Kostadinov

Deputetët hodhën poshtë një propozim tjetër për të thirrur një referendum për euron

Parlamenti ka hedhur poshtë përsëri propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të mbajtur një referendum për miratimin e euros. 50 deputetë votuan "pro", 112 "kundër", 53 abstenuan. Nga partitë opozitare, MEÇ, "Veliçie" dhe "Vëzrazhdane"..

botuar më 25-05-28 11.34.PD
Ministri Stankov

Bullgaria dëshiron t'i paguajë Botashit vetëm për lëndën e parë të marrë nga Bulgargaz

Kontrata me kompaninë shtetërore turke të gazit Botash është një problem jo vetëm për palën bullgare, por edhe për palën turke, tha për BNT Ministri i Energjisë Zheço Stankov. Ministri i Energjisë shtoi se për herë të parë ka parë një kontratë që nuk..

botuar më 25-05-28 10.48.PD