Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja me vlerësimin “A” për punën e bashkisë në fushën e klimës

Foto: BGNES

Në një ceremoni në Paris kryetarja e bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova mori njohje prestigjioze për punën e Bashkisë së Kryeqytetit në fushën e klimës. Në klasifikimin e platformës globale CDP Bashkia e Kryeqytetit rriti vlerësimin nga “B-Menaxhim” për vitin 2018 deri në vlerësimin “A-Lider” për vitin 2019. Vlerësime të tilla kanë qytete si Seul, Haga, Paris, Berlin, Lisbona, Stokholm, Londër, Riga, San Francisko, Siatëll, Nju Jork. Dallimi është një njohje për punën e bashkisë së kryeqytetit në zbutjen e ndryshimeve të klimës dhe për adaptim me ndryshimet që po bëhen, komentoi kryetarja e bashkisë Fandëkova.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Kujtimet nga Antikiteti” në Burgas tregon për shërbëtoren fetare Leseskepra nga Anhiallo

Më 6 nëntor, në Ekspozitën Arkeologjike të Muzeut Rajonal Historik – Burgas, hapet një ekspozitë në kuadër të 50-vjetorit të studimit arkeologjik të një varri të pasur të një aristokrateje në nekropolin e Anhiallos. Ekspozita mban titullin: “Kujtimet..

botuar më 25-11-06 4.55.PD

Parashikimi i motit për 6 nëntorin

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të konsiderueshme dhe në më shumë vende në Bullgarinë Lindore, dhe në Bullgarinë Qendrore pas mesditës. Në..

botuar më 25-11-05 7.40.MD

Bojko Borisov: Deljan Peevski u sanksionua padrejtësisht sipas “Magnitski”

Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas “Magnitski” ndaj qytetarëve bullgarë. Ai tha se ka diskutuar për këtë çështje edhe me David Cameron,..

botuar më 25-11-05 6.33.MD