Çdo gjë filloi para rreth 1 viti në një kënd lojërash për fëmijët, ku lindi ideja për një ekspozitë fotografike, kurse pas kësaj erdhi dhe ideja tjetër – për të ashtuquajturën kolovajzë-peshore, të përshtatura për fëmijët në karroca të invalidëve.
Ideja është e Anna Jonçevës – bashkëpunëtore teknike në një kompani të madhe për import automobilash, nënë e dy fëmijëve. Si çdo një prej nesh, ajo e di se në hapësirën publike relativisht shpesh flitet për fëmijët me mundësi të kufizuara fizike. Diskutohen kujdeset mjekësore, paratë e domosdoshme për jetën e tyre normale, për nevojat e tyre arsimore. Por, vështrimi i Annës ndaj tyre është vështrimi i një nëne, e cila shumë mirë e di sesa të rëndësishme janë lojërat në një moshë të herët dhe sa informacion “të padukshëm” këmbejnë dhe përvetësojnë vogëlushët kur komunikojnë me vërsnikët e vet jashtë grupeve mësimore dhe kopshteve të fëmijëve.
"Ideja nisi nga një ndodhi jo e mirë. Një bashkënxënës i vajzës sime i tha të mos të luajë me një vajzë në karrocë invalidi, sepse “është infektuese”. Në këtë moment unë vendosa se dua t’i fotografoj këta fëmijë, që të mund të tregoj , se ata janë si të gjithë të tjerët dhe t’i bëj “më të dukshëm”. Me qenë se nuk kam përreth fëmijë të tillë, bëra një grup në Facebook dhe aty përshkrova se cila është ideja. U shpërnda shumë shpejt dhe mbase një javë pas kësaj organizova ngjarjen e parë. U pamë në një park, erdhën dhe “modelët” e mi të parë, të cilët i fotografova dhe me të cilët u njohëm. Me kalimin e kohës fillova të organizoj takime, në të cilat kryesisht mbledhim fëmijë me nevoja specifike me vërsnikët e tyre. Ata bashkë mësojnë të luajnë dhe të komunikojnë normalisht. Qëllimi kryesor i këtij projekti është që këta fëmijë të tregohen, sepse për një pjesë të madhe të shoqërisë ata janë akoma të padukshëm. Për ta gjithmonë thuhet se vështirë gjendet vende, të cilat janë të përshtatura për të lozur në këndet e lojërave, në kopshtet e fëmijëve, në shkolla... Kështu gjatë muajit gusht të vitit 2019 filloi një fushatë me titull “Të luajmë BASHKË”. Pak nga pak lindi dhe ideja për kolovajzat-peshore, gjë e cila është një mënyrë shumë e mirë për integrimin e “fëmijëve të ndryshëm”. Kjo kolovajzë e posaçme është e përshtatur për fëmijët, të cilët nuk mund të përdorin kolovajzat të zakonshme.
Për momentin ka gjashtë kolovajze të prodhuara, dy nga të cilat janë montuar – një në qytetin Sofja dhe një në qytetin Pleven. Do të vihen dhe në disa qytete të tjera – Vraca, Stara Zagora, Sevlievo, Razgrad. Shpresoj të vihen të pakën edhe dy në kryeqytet. Për mua si autore e projektit, më e mira është që ideja u mirëprit shumë mirë nga shoqëria. Të gjitha kolovajzat-peshore janë blerë me para të dhuruara nga njerëzit. Dua t’i falënderoj që të gjithët, të cilët më përkrahin. Vetëm një njeri nuk mund të bëjë asgjë."
Deri në këtë moment janë zhvilluar dy ekspozita të suksesshme, të cilat kontribuojnë për fitimin e parave të cilat vijnë në llogarinë e posaçme të fushatës. Shumë shpejt projekti do të shënojë një vit nga krijimi i tij. Kurse më 23 shkurt në City Stage u zhvillua një koncert i muzikës rok për popullarizimin e idesë. Në përkrahje të fëmijëve patën shfaqje interpretues të njohur bullgarë – Vasko Krëpkata, grupet The Case, Yambadon, Expose Team, Time Jugglers, si dhe grupi origjinal “Ballkanxhi”, muzika e të cilit është frymëzuar nga folklori bullgar. Anna Jordanova shpreson se me paratë e mbledhura, si dhe me anë të bashkëpunimit me kryetarët e vendbanimeve të ndryshme, “peshoret e së mirës dhe të buzëqeshjeve të fëmijëve” do të arrijnë deri tek të gjithë fëmijët “e ndryshëm”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe..
Një seminar krijues u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pjesë e projektit "Diejt e Ballkanit" - një iniciativë e përbashkët e Agjencisë..
Formacionet ushtarake nga Forcat Tokësore hapin dyert e tyre me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare, njoftoi..
Radioja Kombëtare Bullgare, si lider në tregun mediatik në vend, po aplikon me sukses inteligjencën artificiale në programet e saj. Lajmet e radios..