Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E vënë nën karantinë ekuipazhin e një anijeje tanker që mbërriti nga Venecie

Foto: EPA/BGNES

Ekuipazhi i anijes që mbërriti nga Italia Veriore në portin e naftës të qytetit Burgas u vu nën karantinë. Në bordin e anijes ka afro 25 filipinas. Anija nisi nga Venecie më 21 shkurt dhe mbërriti më 27 shkurt në portin Rosenec. Anija tanker është me flamur të verdhë të ngritur dhe do të mbetet aty deri në largimin nga porti Burgas, njoftuan autoritetet mjekësore. E matën temperaturën e tërë ekuipazhit. Asnjeri nuk tregon simptoma të sëmundjes.
Nga Qendra Kombëtare e Sëmundjeve Ngjitëse dhe Paraziti njoftuan se brenda ditës u testuan 17 të sëmurë të shtrirë në spitale të ndryshme të Bullgarisë për koronavirusin COVID-19 dhe rezultatet e analizave të të gjithëve janë negative.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kardinali Pierbattista Pizzaballa

Patriarku Latin i Jerusalemit do të mbajë një leksion në Sofje

Me ftesë të anëtarit-korrespondent të Komitetit Papnor për Shkencat Historike, Prof. i Asoc. Dr. Kirill Kartallov, më 12 nëntor në orën 17:30, Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, do të mbajë një leksion në Sallën "Marin..

botuar më 25-11-12 4.50.PD
Në foto: (nga e majta në të djathtë): Borjana Kalejn, Presidentja e Komitetit Olimpik Bullgar Vesella Leçeva dhe Presidentja e Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Bullgar, Maria Grozdeva

Borjana Kalejn dhe Radosllav Jankov në betejë për Komisionin e Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian

Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn dhe snowboardisti më i suksesshëm bullgar, fituesi i Kupës së Botës, Radosllav Jankov janë kandidatët bullgarë për anëtarë të..

botuar më 25-11-12 3.55.PD

Parashikimi i motit për 12 nëntorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në ultësira dhe lugina do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës , vranësirat në shumë pjesë të..

botuar më 25-11-11 7.35.MD