Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja ndjek me vëmendje situatën me koronavirusin

Foto: BGNES

Në një mbledhje të përbashkët të jashtëzakonshme të qeverisë me shtabin kombëtar për koordinim të masave kundër përhapjes së koronavirusit COVID-19, kryeministri Bojko Borisov u bëri thirrje njerëzve t’u mos besojnë thashethemeve që gjendja e vërtetë fshihet dhe t’u mos nënshtrohen panikut. Kryeministri i rekomandoi shefit të shtabit kombëtar gjeneralit Mutafçijski të vazhdojë të informojë mediat me hollësi për situatën. Nga ana e vet gjenerali tha kategorikisht se deri më sot nuk ka raste të vërtetuara të shtetasve bullgarë ose të huajë, që ndodhen në territorin e Bullgarisë, me koronavirus. Lidhur me rastin e parë të koronavirusit në Greqi, Ministria e Punëve të Jashtme u rekomandon shtetasve bullgarë në shtetin fqinjë të respektojnë udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të ndjekin informacionin për situatën shëndetësore aty.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD