Bullgaria është vendi me vdekshmëri më të lartë në botë, tregojnë të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Koeficienti i vdekshmërisë është 15.4 për 1000 veta. Sipas Organizatës në fjalë shkaqet për këtë shkallë të lartë të mortalitetit në Bullgari janë të njëjtat, si ato në vendet e tjera evropiane, përfshi këtu sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sëmundjet joinfektive dhe ato të kancerit. Vdekshmëria e lartë në botë varet nga disa faktorë: sëmundjet ngjitëse, mungesa e shërbimeve shëndetësore, mungesa e ushqimit të mjaftueshëm, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e kancerit dhe aksidentet. Vendet me mortalitet të lartë dhe natalitet të ulët gjendet para një kolapsi demografik. Në këtë klasifikim negativ Bullgaria është me vende si Ukraina, Lituania, Serbia, Kroacia, Rumania, Gjeorgjia dhe Rusia.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..