Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është pjesë e pandarë e korridorit të katërt evropian të gazit

Ministrja Temenuzhka Petkova
Foto: BGNES

Ne jemi pjesë e pandarë e Korridorit Jugor të gazit nëpërmjet interkonektorit Greqi-Bullgari. Korridori i katërt i gazit për Evropën është me rëndësi të madhe gjeostrategjike për diversifikimin e furnizimeve të gazit për vendin dhe për regjionin, tha Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova. Në Baku para Këshillit Konsultativ për Korridorin Jugor të gazit Petkova theksoi se lidhja greko-bullgare e gazit është hallka kyçe për ndërtimin e korridorit vertikal të gazit për furnizime deri në Rumani dhe Hungari. Nëpërmjet lidhjes së gazit me Greqinë Bullgaria do të marrë 1 mlrd metra kubikë gaz natyror azerbajxhanas nga fusha e gazit Shah Deniz 2.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenca: Fjalët e të akuzuarve për spiunazh janë një manipulim absurd

Pretendimet e qytetarëve bullgarë të hetuar për spiunazh në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjet me "skalionet më të larta" të pushtetit në Bullgari janë po aq absurde sa edhe abuzimi manipulues i tyre, thuhet në një pozitë të administratës..

botuar më 25-01-31 12.11.MD

“Vëzrazhdane” kërkon që qeveria të ndërpresë bashkëpunimin me OBSH-në

Partia “Vëzrazhdane” paraqiti një projekt-rezolutë për tërheqjen nga marrëveshja me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), njoftoi grupi parlamentar. Ata kërkojnë që qeveria të ndërpresë Marrëveshjen Themelore me OBSH-në për marrëdhënie..

botuar më 25-01-31 11.58.PD

Qyteti bullgar Pavell Banja pret Konferencën Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë

Pushimorja jonë e famshme spa Pavell Banja po pret Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë. Këtë vit, forumi, i cili do të zgjasë nga 31 janar deri më 2 shkurt, do të trajtojë dy tema kryesore: "Metodat konvencionale dhe moderne për..

botuar më 25-01-31 6.10.PD