Më se 100 migrantë kaluan kufirin me Turqinë në drejtim të BE-së
Ministri turk i punëve të brendshme Sylejman Sojllu më 1 mars njoftoi para gazetës “Daily Sabah”, se nga 28 shkurti e këtej më se 100 mijë migrantë kaluan kufirin turk nga provinca Edrene në drejtim të Greqisë dhe Bullgarisë. Policia dhe ushtarakët grekë shfrytëzuan granata tymi, gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë migrantët. Zëdhënësi i qeverisë greke caktoi situatën si serioze dhe kërcënim asimetrik për sigurinë kombëtare. Ai e akuzoi Turqinë, se shfrytëzon flukset e migrantëve për presion diplomatik. për dhënien e strehimit.
Në Maqedoninë e Veriut kapën një kampion me 78 migrantë
Më 1 mars 78 migrantë nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika Veriore u zbuluan nga policia në Maqedoninë e Veriut në një kamion në afërsi të kufirit me Greqinë. 41 nga të arrestuarit janë shtetas të Pakistanit, 26 – të Afganistanit, 5 – të Sirisë, 4 – të Egjiptit dhe 2 – të Turqisë. Më 26 shkurt policia kapi 40 migrantë të paligjshëm në një mikrobus në afërsi të kufirit me Greqinë. Autoritetet maqedonase njoftojnë se janë të vendosur fortë t’i kundërvihen fluksit të migrantëve ilegal nga Siria përmes Turqisë.
Turqia zhvillon një operacion të ri në Idlib
Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar deklaroi, se në provincën siriane Idlib nga 27 shkurti zhvillohet operacion i forcave turke të quajtur “Mburoja e Pranverës”. Në kuadrin e tij deri tashti u asgjësuan një aeroplan pa pilot, 8 helikopterë, 103 tanke, 72 obusë, 3 sisteme të mbrojtjes ajrore dhe 2212 ushtarë të regjimit të presidentit sirian Bashar al Asad. Ministri nguli këmbë se qëllimi i operacionit nuk është konfrontim me Rusinë, por parandalim i krimeve nga ana e regjimit të Asadit, heqje e elementeve radikale dhe ndërprerje e fluksit të migrantëve. .
Serbia hap ambasadë në Jerusalem
Presidenti Aleksandër Vuçiç shpalli se së shpejti Serbia do të hapë mision diplomatik në Jerusalem. Në një fjalim para Komitetit Amerikano Hebraik për Çështjet Shoqërore ai tha, se me zyrën diplomatike ne Jerusalem mbi të cilën do të valëvitet flamuri zyrtar, Serbia dëshiron të dëshmojë respektin e vet ndaj popullit hebraik.
Mosmarrëveshje midis presidentit dhe kryeministrit të Kosovës për shkak të taksave për mallrat serbe
Në profilin e tij në Facebook, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shkruan se “Kokëfortësia, mungesa e veprimeve dhe vendimeve të mençura e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet tona speciale me SHBA-në.” Ai shton, se mbetja në fuqi e tarifës është pengesë për bashkëpunimin strategjik të Kosovës me ShBA-në, të cilët kërkojnë heqjen e plotë të taksës ndaj Serbisë. Presidenti e shkroi këtë në lidhje me refuzimin e kryeministrin Albin Kurti të heqë taksat 100 përqindshe mbi importin e mallrave nga Serbia. Kurti shpalli heqjen e taksave nga 15 marsi fillimisht për lëndët e para ndërsa nga prilli edhe për mallrat e tjera, në se Serbia shfaq vullnet të mirë. Ky kusht provokoi reagimin negativ të të dërguarit special të ShBA-së për Kosovën dhe Serbinë Richard Grenell, i cili e caktoi masat si gjysmake.
Përpilues: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll..
Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në..