Me 40.3 për qind ulet çmimi i gazit natyror rus për Bullgarinë. Nga data 1 mars ai është 13.44 euro (26.29 leva) për megavat orë. Kjo u kontraktua midis firmave “Bullgargaz” dhe “Gazptom” më 2 mars. Çmimi i ri më i ulët do të jetë me fuqi prapavepruese nga 5 gushti i vitit 2019, sepse që atëherë zhvillohen bisedimet. Diferenca për këtë periudhë llogaritet për afro 77 milion euro (150 milion leva) dhe do t’u rikthehet klientëve të Bullgargazit, tha drejtori Nikollaj Pavllov.
“Nuk është e rastit që pikërisht sot më 3 mars Gazptomi na ktheu kontratën e nënshkruar. Ka një simbolik dhe unë u falënderoj kolegëve të Federatës Ruse”, komentoi kryeministri Bojko Borisov. Ai shtoi, se Bullgaria gjithmonë ka shprehur mirënjohjen e vet ndaj Rusisë për Çlirimin nga zgjedha osmane.
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..