Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me veprimtari të ndryshme në mbarë vendin shënohet Festa Kombëtare e Bullgarisë - 3 Marsi

Patriku Maksim
Foto: BTA

Me aktivitete të ndryshme tërë Bullgaria shënon përvjetorin e 142-të nga Çlirimi i vendit nga zgjedha turke. Në një ceremoni solemne para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje u ngrit flamuri kombëtar. Në këtë ritual ishin të pranishëm nënpresidentja Ilijana Jotova dhe zëvendës kryeministri dhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.
Patriku bullgar Neofit kreu një shërbesë falënderuese.
Në qytetin Pleven të Bullgarisë Qendrore Veriore para simbolit të qytetit – Kishës Mauzole “Shën Gjergji Fitimprurësi” gjithashtu u ngrit flamuri kombëtar. Kjo kishë u ndërtua me mjete të dhuruara nga mbarë Bullgaria në vitin 1907 si përmendore e betejës pranë qytetit Pleven. Kjo betejë konsiderohet se ishte vendimtare për ecurinë çlirimtare të Luftës Ruso Turke nga vitet 1877-1878. Në ndeshjet aty ranë dëshmorë 31 mijë ushtarë të Ushtrisë Perandorake Ruse dhe 4 500 luftëtarë nga Ushtria Kombëtare Rumune.
Në Muzeun Ushtarako Detar në qytetin Varnë u paraqitën eksponate unike – tre flamuj origjinal të Vullnetarëve Bullgarë – Opëllçenas, të punuara jashtë kufirit me mjete të bashkisë së emigrantëve bullgarë. Ata do të jenë të ekspozuar në muze deri më 26 mars.
Me një marshim solemn dhe me flamurin 25 metrash kombëtar shënuan Festën Kombëtare në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vraca. Qindra qytetarë u mblodhën para monumentit të revolucionarit poet Hristo Botev në qytet.
Kërkuesi i internetit Google gjithashtu iu bashkua Festës Kombëtare të Bullgarisë duke valëvitur flamurin kombëtar në logon e tij.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria këmbëngul në ndërtimin e një ure mbi Danub në Silistra - Călăraşi

Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..

botuar më 25-10-17 9.31.PD

Parashikimi i motit për 17 tetorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë..

botuar më 25-10-16 7.30.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti heq dorë nga makinat e Shërbimit Kombëtar të Sigurisë

Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..

botuar më 25-10-16 2.38.MD