Nisma të ndryshme kushtuara Çlirimit të Bullgarisë bashkuan bullgarët nga anët e ndryshme të botës.
Vitin e pestë me radhë më 3 Mars organizohet “Zgjimi Festiv me Valle”. Kjo nismë e Shoqatës “Azbukari” dhe Bashkimit “Bullgarë për Bullgarinë” hedh një urë origjinale midis bashkatdhetarëve tanë në të gjitha këndet e botës. Ata kapen në një valle festive për të treguar se shpirti bullgar është i gjallë. Nisma ndihmon që të hidhen valle në vendbanime të mëdha dhe të vogla në Bullgari dhe në qendra kulturore bullgare jashtë shtetit, në ambasada dhe shkolla bullgare.
3 Marsi është një nga datat emblematike në kujtesën sonë kombëtare, një simbol i ndritshëm i shpirtit të fuqishëm dhe i bashkimit bullgar. Me ato fjalë iu drejtua bullgarëve në Kanada dhe kudo në botë ambasadorja e Bullgarisë në Otavë Svetllana Stojçeva-Etropllska.
Bashkësia bullgare në Los Angeles vitin e 9-të me radhë e shënon 3 Marsin me një koncert festiv. Në fillim të pranishmit dëgjuan himnet e Bullgarisë dhe të SHBA-së në interpretim të këngëtares operistike Mariana Popzllateva. Përshëndetje me rastin e festës lexoi konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Los Angeles Veselin Vëllçev. Në një shfaqje speciale me këngë dhe me valle fëmijët bullgarë treguan historinë e Bullgarisë gjatë shekujve.
Shkolla e parë bullgare e së dielës “Vasill Levski” në Valenca të Spanjës gjithashtu drejtoi përshëndetjet e veta nëpërmjet rrjeteve sociale duke hedhur një valle të stuhishme.
Në fund të javës Festën Kombëtare 3 Marsin do të shënojë Shoqata e Bullgarëve në Afrikën e Jugut.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..