Më 5 dhe 6 mars Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev është për vizitë shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit shqiptar Ilir Meta.
Në Pallatin e Presidentit Radev dhe Presidenti i Shqipërisë Meta do të zhvillojnë një takim sy më sy dhe do të udhëheqin bisedimet plenare mes delegacioneve zyrtare të Bullgarisë dhe të Shqipërisë, pas së cilës do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndër theksat e bisedimeve të Kreut të Shtetit në Tiranë do të jenë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, migracioni dhe ndihma humanitare, si dhe marrëdhëniet ekonomiko-tregtare mes dy vendeve tona dhe çështje të lidhura me pakicën bullgare në Shqipëri.
Përveç bisedimeve me Presidentin shqiptar Ilir Meta janë planifikuar takime me Kryeministrin Edi Rama, si dhe me Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi.
Në Tiranë Presidenti do të jetë i pranishëm në festën me rastin e festës kombëtare të Bullgarisë – 3 marsi, që organizohet nga Ambasada е Republikës së Bullgarisë në Shqipëri për bashkësinë diplomatike, për personalitete të shquara të Shqipërisë dhe të minoritetit bullgar në Shqipëri.
Në kuadrin e vizitës së vet në Republikën e Shqipërisë Kreu i Shtetit do të vizitojë qytetin Durrës, i cili gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar u prek seriozisht nga tërmeti i rëndë, që çoi në viktima njerëzore, shumë të lënduar dhe dëme të mëdha metriale.
Gjatë vizitës së vet në Shqipëri Presidenti Rumen Radev do të shoqërohet nga e shoqja Desisllava Radeva.Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen...