628 janë të vdekurit në aksidentet rrugore në Bullgari gjatë vitit 2010. Viktimat janë me 17 më shumë në krahasim me 2018-ën. Me koeficient 90 të të vrarëve në rrugë për 1 milion popullsi vendi përsëri do të jetë në krye të statistikës së BE-së. Aksidentet e rënda rrugore janë 6 730, me 46 më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Numri i të plagosurve në “luftën në rrugë” është 8499, që përbën një rritje me 28 veta. Gjatë vitit 2016 Bullgaria është në krye të klasifikimit të zi në BE me 99 të vrarë për 1 mln popullsi. Në vend të dytë është Rumania me 97 veta për 1 milion popullsi. Gjatë 2017-ës dhe 2018-ës në krye del Rumania përkatësisht me 98 dhe 96 të vrarë për 1 mln popullsi, ndërsa Bullgaria është menjëherë pas saj përkatësisht me 96 dhe 89 veta. Numri mesatar i viktimave në rrugët e BE-së është 50 të vrarë për 1 mln veta.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..