Ushtria bullgare është gati të reagojë dhe të sigurojë prani ushtarësh në kufirin shtetëror brenda 4-6 orëve, në se fluksi i migrantëve bëhet i madh. Këtë e deklaroi para gazetarëve zv.kryeministri dhe ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov. Në kuadrin e 4-6 orëve në kufi mund të mbërrijnë 400-500 veta nga Forcat Tokësore, Forcat e Specializuara, “Policia Ushtarake” dhe 140 makina luftarake, saktësoi ai.
Në kuadrin e 12-16 orëve mund të dërgohen akoma 1000 veta, kurse po të kete nevojë për mobilizim suplementar shifra e ushtarëve mund të arrijë 2400-2600 veta. Ushtarët kanë përgatitjen e duhur dhe po të ketë nevojë mund të përdorin forcë fizike, pompa uji dhe zag lotsjellës, sipas shembullit të policisë kufitare greke, shpjegoi Karakaçanovi.
Ai deklaroi se “Policia Kufitare” disponon me teknikë shumë të mirë – termokamera dhe pajisje vëzhgimi në distancë 5 kilometra nga kufiri, mjete ajrore pa pilotë etj.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..