Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ku mund të zbulojmë Kozmosin në Bullgari

Më 8 mars shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Planetariumeve

Në botën e sotme njerëzit sikur e humbën lidhjen me yjet dhe pak janë ata, të cilët mund të dallojnë në qiellin e natës edhe yllësit më të njohura. Mirëpo ka edhe të tillë, të cilët dëshirojnë të mësojnë më shumë për planetët dhe yjet, të zbulojnë sekretet e gjithësisë. Një mundësi të tillë japin planetariumet.

"Ideja për krijimin e planetariumeve në Bullgari lindi pasi në vitin 1957 filloi era kozmike. Aparatura, e cila projekton qiellin, yjet  dhe lëvizjen e planetëve mbi kuben hemisfere, gjithashtu quhet planetarium – tregon Dimitër Kolev, docent në Institutin e Astronomisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Prej 40 vitesh ai punon në Observatorin Kombëtar në majën Rozhen. – Planetariumin e parë në Bullgari e punoi astronomi amator Millko Millanov në vitin 1962 në qytetin Dimitrovgrad.


Ai shfrytëzoi një sferë prej bakri me llamba të fuqishme dhe disa diafilma të cilët shfaqnin tablo nga qielli. Dhjetë vjet më vonë kjo shpikje u zëvendësua me planetarium të Firmës Cajs, gjë pas së cilës u blenë edhe 5-6 aparate, me të cilat janë të pajisur planetariumet në Bullgari."


Në Bullgari ka disa planetariume – në qytetet Dimitrovgrad, Smoljan, Varna, Jamboll, Stara Zagora, Gabrovo. Në Kompleksin “Kamçija” në afërsi të qytetit bregdetar Varnë, punon planetariumi i parë më modern digjital në vend. Një planetarium tjetër digjital që nga viti 2015 ka në qytetin Pllovdiv. Nga mundësia t’i kënaqen qiellit plotë yje kanë privuar banorët dhe miqtë e Sofjes. Kryeqyteti ynë është i vetmi në BE pa planetarium të madh shoqëror.

"Që në vitin 1960 Këshilli i Ministrave i Bullgarisë botoi urdhër dhe kërkoi nga Këshilli Popullor i Qytetit të Sofjesqë me ndihmën e Akademisë Bullgare të Shkencave të ndërtojë një planetarium. Mirëpo, nuk kishte reagim. Para 12 vitesh kishte propozimtë shfrytëzohet një terren i Akademisë Bullgre të Shkencave në të cilin të ndërtohet planetarium. Ai ekzistonte si projekt i arkitektes së re Elena Daskallova nga qyteti Smoljan. Mirëpo, nuk kishte financim" – me hidhërim tregon Dimitër Kolev.

E përngjashme është historia në qytetin bregdetar Burgas. Projekti për planetarium dhe observator u miratua para 7 vitesh. Sipas informacionit të fundit në afërsi të Kopshtit Detar po krijohet një hapësirë për akses shoqëror dhe supozohet se aty do të ndërtohet një strukturë e vogël 8 metrash për planetarium me një projeksion.

"Planetariumet janë një shpikje shumë e dobishme sepse krijojnë përshtypje për lëvizjen e trupave qiellore.


Ato janë qendra arsimore, pse jo edhe argëtuese, në sajë të programeve kompjuterike të cilët mund të mos jenë vetëm astronomike. Në to mund të prezantohen edhe vepra letrare nëpërmjet filmave të përshtatshëm. Aktualisht në shkollat bullgare nuk mësohet astronomia. Ndoshta për këtë arsye astrologjia lulëzon. Mirëpo astronomia është një shkencë e cila ka vend në sistemin tonë arsimor" – përfundon bashkëbiseduesi Dimitër Kolev.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD