Jo larg fshatit Bosnek, që ndodhet nja 40 kilometra larg kryeqytetit ka një burim çudibërës. Ai njihet si “Çezma e Lumturisë”. Udhëtari osman Evlija Çelebi i dha çezmës këtë emër. Uji derdhet me intervale nga goja e një krokodili prej guri. Ngandonjëherë orë të tëra me radhë nga goja nuk rrjedh asnjë pikë uji, ndërsa ndonjëherë vetëm disa minuta. Sipas legjendës çezma thahet kur pranë saj qëndron një mëkatar. Në afërsi të çezmës është edhe shpella më e gjatë në Bullgari – Duhllata.
I vetmi në Ballkan, por edhe unik për të gjithë Evropën – ky është Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik, që ndodhet vetëm rreth 30 kilometra nga Sofja. Ai është ndërtuar në një minierë funksionale, dikur e njohur si "Minierat e Vjetra". Hapja e saj..
Hisarja është qyteti i parë bullgar që u bë pjesë e Shoqatës Evropiane të Qyteteve Historike Termale, raportoi BTA. Kryetarja e bashkisë, Iva Vëllçeva, e shpalli këtë lajm gjatë Kongresit të 12-të vjetor të Bashkimit Bullgar për Balneologji dhe..
Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi vazhdon të presë qindra mijëra pushues edhe pas kulmit të sezonit turistik. Në fillim të shtatorit qytetet turistike ende marrin frymë me ritmin e verës, ndërsa bashkia bregdetare Carevo është përplot me turistë –..