Zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva ndodhet për vizitë në Shkup ku në kuadrin e kryesisë së përbashkët të Procesit të Berlinit nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut zhvillohen dy veprimtari – forumi për Ballkanin Perëndimor dhe takimi i ministrave të jashtëm të shteteve të regjionit. Ditën e parë të vizitës në Shkup zonja Zaharieva do t’i bëjë dhuratë Ministrisë Maqedonase të Shëndetësisë në kuadrin e ndihmës zyrtare bullgare për zhvillim. Dhurata përbën kompjuterë, printerë dhe aparaturë mjekësore për diagnostikim të hershëm të fibrozës cistike për spitalin e fëmijëve në Shkup.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..