Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva kërkon që komisioni bullgaro-maeqdonas i historisë të rifillojë punën e vet menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Ministrja Zaharieva theksoi, se pozita e Bullgarisë është e qartë se puna e komisionit nuk duhet të politizohet. Situata në Shkup është paraelektorale dhe shpresojmë që kur zgjedhjet përfundojnë komisioni do të rifillojë punën e vet. Kjo do të jetë në plotësimin e marrëveshjes së nënshkruar midis dy vendeve dhe do të tregojë një pjekuri pavarësisht nga kjo se kush është në pushtet, shtoi zonja Zaharieva. Përsa u përket kërcënimeve të opozitës se kur do të vijë në pushtet do të ndryshojë marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë, ministrja Zaharieva shprehu shpresë, se ato janë vetëm deklarata paraelektorale.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..