Qeveria vendosi të rezervojë për 10 vjet përpara gazin natyror të cilin “Bullgargaz” do të blejë nëpërmjet terminalit në Aleksandrupolis të Greqisë. “Bullgartransgaz” hyn si aksionar në kompaninë e projektimit “Gaztrejd” e cila ndërton terminalin e ri LNG pranë Aleksandrupolisit. Pjesëmarrja e Bullgarisë në projekt është në plotësim të politikës për diversifikim të burimeve dhe itinerareve për furnizim të gazit, për të garantuar sigurinë energjetike të vendit dhe për të arritur çmime konkurruese për konsumatorët bullgarë, theksohet në vendim. Çdo vit nëpërmjet terminalit Aleksandrupolis do të blihen më se 500 milion metra kub gaz gjë që përbën afro 1/6 nga konsumi vjetor i vendit.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..