Shefi i Shtabit Kombëtar për luftimin e koronavirusit gjeneral profesor Vencisllav Mutafçijski shpalli, se dy veta nga Sofja janë me teste pozitive për koronavirusin dhe u vendosën në Institutin ”Pirogov”. Të infektuarit janë një familje – grua 66 vjeçare dhe burrë 77 vjeç. Gruaja është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Me qëllim vënien nën karantinë testohen 89 veta me të cilët të sëmurët ishin në kontakt. Kështu rastet e regjistruara të koronavirusit në Bullgari u bënë gjashtë.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..