Zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva u bëri thirrje 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilët synojnë drejt anëtarësisë në BE-në të shikojnë përpara për të krijuar të ardhmen e përbashkët. “Të jesh pjesë e BE-së do të thotë se duhet të punosh për interesat dhe për të ardhmen e përbashkët, jo të mendoshpër interesat kombëtare”, tha zonja Zaharieva në forumin “Stimulimi i autonomisë strategjike. Kontributi i Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e përbashkët evropiane”. Kjo veprimtari ishte pjesë e Takimit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Shkup. Ministrja Zaharieva shprehu shpresë, se gjatë marsit Këshilli i Evropës do të marrë vendim për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Bullgaria është identifikuar zyrtarisht si një nga vendet e BE-së në rrezik nga presioni i migracionit, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova, duke cituar raportin e parë vjetor të Komisionit Evropian mbi menaxhimin e..
Presidenti Rumen Radev ka vënë veton ndaj disa prej ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Bullgarisë, të miratuara më 30 tetor, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në arsyet e tij, ai thekson se ndryshimet..
Me ftesë të anëtarit-korrespondent të Komitetit Papnor për Shkencat Historike, Prof. i Asoc. Dr. Kirill Kartallov, më 12 nëntor në orën 17:30, Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, do të mbajë një leksion në Sallën "Marin..
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve...
Të premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..