Tani për tani rastet e koronavirusit në Bullgari mbeten 7, tha gjenerali Vencisllav Mutafçijski – shef i Shtabit Operativ Kombëtar. Për 24 orët e fundit janë analizuar 136 prova gjaku. 1 prej tyre është pozitive – e një mjeke 62 vjeçe, për të cilën tashmë u njoftua. Mbetet kritike gjendja e një burri 74 vjeç me koronavirus në kryeqytet. Në mesnatë Hekurudhat Turke shpallën se përkohësisht ndalohen trenat në linjën e rregullt Stamboll – Sofje. Mbetet i hapur trafiku tokësor në Kapëkule – Kapitan Andreevo. Serbia lejoi kalimin e mbi 50 kamionëve bullgarë, të cilët ishin bllokuar në kufirin me Kroacinë, bëri të ditur Ambasada bullgare në Beograd. Në kufirin me Maqedoninë e Veriut udhëtarët që kanë mbërritur nga destinacione me rrezik potencial, tashmë mund të kalojnë vetëm përmes pikëkalimit Gjueshevo – Deve Bair.
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi..