Me depërtimin e fotografimit me dronë sot është e lehtë të gjejmë fotografi të hapësirave interesante urbane të realizuara nga ajri. Mirëpo, është tepër interesante të shikojmë qendrën e kryeqytetit në vitet 20-të të shekullit të kaluar të fotografuar nga aeroplan. Një fotografi të tillë botoi para pak kohe bllogu “Sofja e Vjetër”. Në të shihet hapësira midis bulevardeve “Car Osvoboditel” (Mbreti Çlirimtar), “Evllogi Georgiev” dhe “Aleksandër I Batenberg” në qendrën e kryeqytetit. Në këtë fotografi zbulohen disa elemente të ruajtura edhe më sot. Në udhëkryqin e rrugës “Graf Ignatiev” dhe bulevardeve “Patriarh Evtimij” dhe “Vasill Levski” shihet shtëpia e inxhinierit Momçillov, e cila deri tani vonë është shfrytëzuar si Noteri.
Hapësira midis bulevardeve “Car Osvoboditel” (Mbreti Çlirimtar), “Evllogi Georgiev” dhe “Aleksandër I Batenberg” në një fotografi unike nga ajri, e bërë në vitin 1925.
Më 22 shtator 1908, me një manifest, princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë e Bullgarisë dhe kështu u hodhën hapat e Mbretërisë së Tretë Bullgare. Ky akt nuk është bërë rastësisht në kishën "Shën 40 Dëshmorët" në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo: atje..
Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..
Më 16 shtator, Muzeu Historik në Panagjurishte do të mirëpresë origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes. Ky thesar unik do të ekspozohet në sallën e kasafortës së kompleksit të muzeut. Deri më 23 tetor, banorët e Panagjurishtes dhe..