Tani për tani rastet e regjistruara të COVID-19 në Bullgari janë 31, një prej të infektuarve – një grua me probleme të zemrës, vdiq. Mosha e të sëmurëve është e ndryshme. Nga të gjithë 30 pacientët 10 nuk kanë aspak simptoma.
Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se megjithë gjendjen e jashtëzakonshme Bullgaria nuk ka shpallur kufizime në kufijtë e saj shtetërorë për shtetasit bullgarë. Ata mund të hyjnë në territorin e vendit, pavarësisht se nga ku vijnë, por me vendim të Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit do të vendosen në karantinë 14 ditore të gjithë që kthehen nga shtetet e riskut – Italia, Spanja, Irani, Republika e Koresë, Kina.
Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov na siguroi se Bullgaria garanton kalimin e qetë përmes territorit të saj, përfshi këtu dhe transportin transit. E njëjta gjë i përket transportit ajror dhe atij hekurudhor.
Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev aktualizoi masat kundërepidemike në territorin e Bullgarisë deri në 29 mars 2020, duke ndaluar vizitat në qendrat e mëdha tregtare, me përjashtim të bankave dhe të kompanive të sigurimeve.
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dje çoi në blerjen në masë të ushqimeve dhe të materialeve higjienike nga dyqanet. Ministrja e Bujqësisë Desisllava Tanva na siguroi se nuk ka shkak për panik, sepse prodhuesit bullgarë të produkteve ushqimore mund të kënaqin nevojën për disa muaj përpara.
Aktualisht shtëpitë turistike në male janë të mbyllura.
Qarku i Sofjes do të marrë nga Kina një dhuratë prej 6000 maskave mbrojtëse, të cilat do të mbërrijnë në vend deri në fund të javës tjetër.
Rekomandimet e Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme në lidhje me koronavirsin mund të lexohen në bullgarisht: https://www.mfa.bg/bg/customnews/main/24736 dhe në anglisht: https://www.mfa.bg/en/customnews/main/24737Gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe rinovimit në Ndërtesën Veriore (nga ana e rrugës “Oborishte”) të Akademisë Kombëtare të Arteve në Sofje, u gjet një varr i lashtë tegul - pjesë e Nekropolit Lindor të Serdikës së Lashtë. Bërthama e nekropolit..
Presidenti Rumen Radev e ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet në Ligjin për pronën shtetërore, njoftoi zyra e shtypit e institucionit. Ndryshimet u miratuan më 31 korrik, në ditën e fundit të punës përpara pushimeve të Kuvendit Popullor. Në..
Në shtatë muajt e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, eksporti i energjisë elektrike nga vendi u rrit. Këtë e deklaroi për Radio Bullgare (BNR) drejtori i Operatorit të Sistemit Elektrik (ESO), Angelin Caçev. Bilanci..
Ne presim që qeveritë e Belgjikës dhe Holandës të vendosin së shpejti për blerjen nga Bullgaria të gjuetarëve të minave të nxjerrë nga përdorimi. Këtë..
Në shtatë muajt e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, eksporti i energjisë elektrike nga vendi u rrit. Këtë e deklaroi..
Presidenti Rumen Radev e ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet në Ligjin për pronën shtetërore, njoftoi zyra e shtypit e institucionit...