Tani për tani rastet e regjistruara të COVID-19 në Bullgari janë 31, një prej të infektuarve – një grua me probleme të zemrës, vdiq. Mosha e të sëmurëve është e ndryshme. Nga të gjithë 30 pacientët 10 nuk kanë aspak simptoma.
Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se megjithë gjendjen e jashtëzakonshme Bullgaria nuk ka shpallur kufizime në kufijtë e saj shtetërorë për shtetasit bullgarë. Ata mund të hyjnë në territorin e vendit, pavarësisht se nga ku vijnë, por me vendim të Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit do të vendosen në karantinë 14 ditore të gjithë që kthehen nga shtetet e riskut – Italia, Spanja, Irani, Republika e Koresë, Kina.
Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov na siguroi se Bullgaria garanton kalimin e qetë përmes territorit të saj, përfshi këtu dhe transportin transit. E njëjta gjë i përket transportit ajror dhe atij hekurudhor.
Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev aktualizoi masat kundërepidemike në territorin e Bullgarisë deri në 29 mars 2020, duke ndaluar vizitat në qendrat e mëdha tregtare, me përjashtim të bankave dhe të kompanive të sigurimeve.
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dje çoi në blerjen në masë të ushqimeve dhe të materialeve higjienike nga dyqanet. Ministrja e Bujqësisë Desisllava Tanva na siguroi se nuk ka shkak për panik, sepse prodhuesit bullgarë të produkteve ushqimore mund të kënaqin nevojën për disa muaj përpara.
Aktualisht shtëpitë turistike në male janë të mbyllura.
Qarku i Sofjes do të marrë nga Kina një dhuratë prej 6000 maskave mbrojtëse, të cilat do të mbërrijnë në vend deri në fund të javës tjetër.
Rekomandimet e Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme në lidhje me koronavirsin mund të lexohen në bullgarisht: https://www.mfa.bg/bg/customnews/main/24736 dhe në anglisht: https://www.mfa.bg/en/customnews/main/24737Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi tribuna.mk. Në https://supportbginmk.eu/ , mblidhen dhe publikohen informacione mbi rastet e..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..
Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..