Informacion aktual për kufizimet e udhëtimeve që nga data 15 mars, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme:
Shqipëria
Që nga ora 00:00 e 15 marsit 2020 të gjitha pikëkalimet kufitare të Shqipërisë me vendet e tjera fqinje – Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, mbyllen për çdo lloj transporti publik dhe privat deri në një vendim të dytë, me përjashtim të transportimit të mallrave.
Serbia
Nuk mund të hyni në Serbi, në qoftë se vini nga Franca, Gjermania, Sllovenia, Austria, Spanja, Greqia dhe Zvicra, Italia, Irani dhe Rumania, si dhe nga qytete dhe provinca të veçanta të Kinës dhe të Republikës së Koresë së Jugut.
Rumania
Nga ora 16.00 e 14 marsit për një afat prej 30 ditësh mbyllen disa pikëkalime me Bullgarinë, Serbinë, Hungarinë, Ukrainën dhe Moldavinë.
Portugalia
Tani për tani nuk ka kufizime për hyrje, dalje dhe kalim transit. Pasagjerët e anijeve të akustuara nuk mund të zbresin në tokën portugeze, përveç në rastet kur janë shtetas portugez, ose janë me qëndrim të përhershëm. Pitet vendosje e kontrollit kufitar me Spanjën.Krahina autonome Madeira i mbyll krejtësisht portet e veta.
Norvegjia
Nga ora 08.00 e 16 marsit mbyllen të gjitha aeroportet dhe portet. Do të forcohet kalimi kufitar. Të gjithë të mbërritur në Norvegji nga shtete jashtë Skandinavisë do të jenë në karantinë 14 ditore shtëpiake. Në aeroportet ndërkombëtare duhet të paraqitet provë se pasagjeri disponon vend të siguruar për karantinën. Në rast të kundërt të huajit duhet të largohen nga vendi menjëherë.
Sri Lanka
Që nga 14 marsi i vitit 2020 ndërpritet deri në një urdhër të dytë dhënia e vizave në rastet e mbërritjes në vend, nëpërmjet sistemit elektronik ETA. Ky vendim nuk u përket personave me pasaporta diplomatike, zyrtare dhe të punës. Pasi mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar Bandaranaike pasagjerët duhet të kalojnë përmes një skrining të temperaturës dhe të plotësojnë një deklaratë. Pasagjerët dhe ekuipazhi i kroçerëve nuk mund të zbresin në tokë.
Maldivet
Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shëndetin publik deri në 12 prill. Nën karantinë janë tre ishuj: Kuredu, Kurumati dheSandies Bathala. Para se të largohen nga ishulli pasagjerët kalojnë përmes një skrining të temperaturës. Vilamendu dhe Reethi Rah, Six Senses Laamu dhe vendpushimet në Male janë nën monitorim për shkak të dyshimit për të infektuar me COVID-19.
Në ndihmë të pasagjerëve publikohet çdo ditë informacion aktual nga Qendra e Krizave pranë MPJ-së. Në rast nevoje për ndihmë telefononi në: +359 2 948 24 04; +359 2 971 38 56
Informacion aktual për koronavirusin dhe masat e ndërmarra në Bullgari mund të lexoni në akoma 9 gjuhë në seksionet e gjuhëve të huaja të Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaPrej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..
1 prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Zogjve në vitin 1906, në bazë të Konventës për Mbrojtjen e Zogjve të Rrallë. Data është një simbol i përgjegjësisë së njerëzimit për të mbrojtur dhe ruajtur kafshët e egra. Sot - 119 vjet pas shpalljes së saj, në..
Bullgari gjithmonë i trajtonte kafshët shtëpiake me mirënjohje dhe respekt. Kali, kau, gomari, lopa ishin partnerët dhe ndihmësit më besnikë të popullit tonë në punën fushore që nga koha të lashta. Depërtimi i mekanizimit dhe teknologjisë hoqi rolin e..
Deanna Haag ka lindur në Klivland, në Ohajo të SHBA-së. Është rritur me ëndrra për aventura dhe horizonte të reja. Ka përfunduar specializimin në “Arte..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin..
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë..