Presidenti Rumen Radev, Kryeministri Bojko Borisov dhe shefi i Shtabit Operativ Kombëtar Vencisllav Mutafçijski diskutuan ditën e diel situatën rreth përhapjes së COVID-19 në Bullgari. Pas takimit Presidenti deklaroi se në këtë moment të krizës ka nevojë për mobilizim, unitet dhe solidaritet të plotë për përballimin e vështirëve. Kreu i Shtetit i bëri thirrje qeverisë për të aplikuar urgjentisht mekanizma për ndihmë të më të prekurve nga masat kufizuese. Kryeministri bëri të ditur se çdo një punonjës mjekësor, i cili është në linjën e parë të luftimit të infeksionit do të marrë suplementarisht 500 euro (1000 leva) në muaj. Biznesi gjithashtu do të marrë ndihmë, pasi llogariten me vëmendje të madhe rezervat e shtetit dhe angazhimet e tij ndaj pensionistëve, mjekëve, policisë, ushtrisë etj. Të gjithë të sëmurët me raport mjekësor gjithashtu duhet të marrin mbrojtje nëpërmjet fondit social, tha Kryeministri Borisov.
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..