Para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi reagimet e Bashkimit Evropian dhe mungesën e lidershipit nga ana e Brukselit në kundërvënien e koronavirusit.
Sipas Jotovës që nga vetë fillimi masat duhej të ishin të bashkërenduara dhe kolektive, sidomos në kufijtë e jashtëm të bashkësisë. Kështu do të evitoheshin problemet aktuale me korridoret e transportit. Por në vend të kësaj secili shtet ishte lënë të shpëtohej me forcat e veta. Fondet BE-së gjithashtu nuk ishin përdorur në mënyrën sa më të mirë në situatën e epidemisë, është e mendimit Nënpresidentja.
Në Bullgari masat e shpallura ishin më të shpejta dhe më të drejta dhe po jemi përpara shumë shtetve si Franca, Gjermania, Spanja. Plani ynë kombëtar filloi të punoi më shpejtë, komentoi Ilijana Jotova.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..