Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë këshillon shtetasit bullgarë të mos udhëtojnë jashtë vendit. Në të gjitha itineraret tokësore në drejtim të Bullgarisë ka probleme apo është ndaluar kalimi i kufijve – nga Italia, Austria, Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Serbia, Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Rumania. Situata ndryshon çdo minutë, tregojnë të dhënat e përfaqësive diplomatike të Bullgarisë në këto shtete.
Qeveria shqiptare mori vendim që nga 15.03.2020, ora 00:00, të gjitha vendkalimet kufitare tokësore të Shqipërisë me vendet fqinje si: Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia të jenë të mbyllura për të gjitha mjetet e transportit publik dhe privat deri në njoftim të dytë. Kjo masë nuk ndikon në transportin e mallrave. Transporti ajror po bëhet gjithnjë e më i rrallë dhe shumë udhëtime rrezikojnë të anulohen.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë, që janë në Bullgari të mos ndërmarrin udhëtime drejt Shqipërisë deri në përmirësim të situatës.Në rastet e nevojës për asistencë, shqiptarët mund të kërkojnë ndihmë në numrin e emergjencës së Përfaqësisë +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail embassy.sofia@mfa.gov.al.
Ambasada e Republikës së Kosovës, në kuadër të kapaciteteve që ka, gjithashtu ofron informacione dhe ndihmë. “Mundësitë tona financiare për t'ju ofruar përkrahje janë të kufizuara, andaj udhëzojmë të gjithë bashkatdhetarët që të vetizolohen në vendbanimet e tyre. Qëndroni aty ku jeni! Mos udhëtoni!” – është shkruar në faqen e internetit të ambasadës - http://www.ambasada-ks.net/bg/. Numri emergjent i Përfaqësisë së RKS-së në Sofje është +359 2 983 39 99.
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një protestë para hyrjes zyrtare të Kuvendit Popullor. Aksioni është në lidhje me miratimin e ardhshëm të..
Bullgaria mbetet mbështetëse e palëkundur e përpjekjeve të Ukrainës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila të garantojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev gjatë hapjes së..
Bullgarisë nuk do t’i duhet të shpëtojë shtete të eurozonës që hasin vështirësi. Këtë e deklaroi për BNR Liljana Pavllova, ish-nënkryetare e Bankës Evropiane të Investimeve. “Në marrëveshjet që nënshkruajmë dhe në rregullat që funksionojnë është..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para..