Kryeministri Bojko Borisov bisedoi në telefon me homologun e vet hungarez Viktor Orban. Borisov ka nënvizuar se shumë shtetas bullgarë po vazhdojnë të presin leje që të kalojnë përmes Hungarisë dhe të kthehen në Bullgari. Orbani e ka siguruar se do të bashkëpunojë për sigurimin e një korridori të kalimit dhe përkatësisht të masave të domosdoshme të sigurisë. “Unë jam një miku yt shumë i madh dhe e respektoj shumë popullin bullgar. Nuk desha të krijoj probleme. Personalisht unë do të kujdesem për bullgarët, të cilët janë në kufirin tonë” ka thënë Orban. Borisov theksoi se i ka sigurimet edhe nga ana e Rumanisë se nuk do të lejojë grumbull të madh udhëtarësh në kufij.
Vendimi për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë është përfshirë si pika e parë në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit të BE-së për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të enjten, më 12..
Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore do të mund të shpenzojë 1.2 miliardë leva (613.5 milionë euro) më shumë për personat me sigurime shëndetësore vitin e ardhshëm, parashikon projektbuxheti i Këshillit Mbikëqyrës. Kontributi shëndetësor mbetet 8% e të..
Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Ambasada jonë në Damask është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët bullgarë dhe..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për..