Kryeministri Bojko Borisov bisedoi në telefon me Kryeministrin kinez Li Keqiang për pandeminë COVID-19. Borisov e përshëndeti Kinën për masat efektive kundër sëmundjes dhe për maskat mbrojtëse të dërguara nga Kina si ndihmë ndaj Bullgarisë. Li Keqiang falënderoi për përkrahjen e shprehur nga Borisovi në momentin më të rëndë të krizës në Kinë. Pekini është i gatshëm t’i dërgojë ndihmë Bullgarisë – maska, syze, doreza dhe mjete të tjera mbrojtëse, të destinuara për BE-në. Kryeministri kinez ka propozuar vendosjen e kontakteve me prodhues kinezë të mjeteve mbrojtëse dhe respiratorëve. Kështu Bullgaria do të mund të blejë numrin e domosdoshëm nëpërmjet ministrive të ekonomisë dhe tregtisë të dy vendeve.
Me thirrje “Jo euros”, rreth njëqind mbështetës të partisë “Vëzrazhdane” u mblodhën në një protestë para ndërtesës së Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB) në Sofje. Veprimtaria u organizia për shkak të vizitës së planifikuar zyrtare të kryetares së..
Teorikisht, është e mundur që Bullgaria të aplikojë edhe për pagesën e tretë nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë deri në fund të vitit 2025, njoftoi në një intervistë për BNR komisioneri evropian për ekonominë, Valdis Dombrovskis. Ai tha se..
Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave Rrugore (TOL) kanë regjistruar 33 288 raste shkeljesh. Nga këto, 13 775 shkelës kanë pasur targa të..
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis..
Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët..
Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave..