Qyteti Veliko Tërnovo ka vendin e vet special në zemrën e çdo bullgari. Edhe më sot në këtë vendbanim të lashtë duken gjurmët e madhërisë së kryeqytetit të Mbretërisë së Dytë Bullgare (vitet 1185 – 1396). Edhe pasi qyteti u pushtua nga osmanët në vitin 1393 Tërnovo vazhdoi të ishte vatra e kulturës dhe e rezistencës kundër robëruesve. Në kohën e Rilindjes Kombëtare Bullgare, dhe pas Çlirimit në vitin 1878, në qytetin Tërnovo gjetën shtëpinë e tyre shumë bullgarëtë cilët u bënë pjesë e elitës intelektuale dhe administrative të shtetit të ri bullgar. Ndër ta janë revolucionari dhe më vonë edhe kryeministër i Bullgarisë Stefan Stambollov, aktivisti shoqëror dhe dramaturg Dobri Vojnikov, shkrimtari Ljuben Karavellov e shumë të tjerë.
Në të kaluarën Zyra e Auditimit e Rrethit të Veliko Tërnovos ishte një godinë e rëndësishme administrative. Punimet e ndërtimit në vitin 1910 filluan me bekim solemn dhe me shpresë të madhe shoqërore. Edhe më sot kjo godinë bënë përshtypje me fasadën e saj dhe me zbukurimet dekorative. Ajo njihet edhe si ndërtesa e parë shoqërore me ngrohje të vet. Me korridore të gjera, me 32 dhoma dhe me një sallë të madhe për mbledhje, godina gjithnjë ka plotësuar funksione përfaqësive për të cilat sot kujton vetëm pamja e saj elegante nga jashtë. Godina përbën një gërshetim i të gjitha projekteve të paraqitura në konkursin e shpallur. Arkitekti Georgi Kozarov u ngarkua të zgjedhë më të mirën nga të gjitha projektet – tregon për Radio Bullgarinë kronistia Mariana Melnishka.
“Godina u ndërtua në vitet 1910 – 1911 dhe ka një fasadë të mrekullueshme me shumë kolona, me një relief të bukur mbi pjesën e përparme, me dritare me zbukurime dekorative. Për fat të keq prej kësaj mrekullie nuk ka mbetur asgjë. Zbukurimi i brendshëm gjithashtu mbeti në të kaluarën sepse sot mungon. Bashkia e qytetit ia shiti godinën një pronari të ri i cili nuk interesohet për të.”
Godina e Zyrës së Auditimit është lidhurme me ndërtesën e Mitropolisë me element karakteristik arkitekturor të quajtur laterna ose fener.
“Në çati duket një kuti tetëkëndëshe me dritare nga të gjitha anët e cila shërben për ndriçimin e dhomës që është nga poshtë. Krahas kësaj ajo mund të shfrytëzohet edhe për ventilim sepse në vend të dritareve në disa shtëpi ka pllaka të holla të cilat lëvizen nga era. Kështu formojnë një kondicioner i natyrshëm.”
Në arkivat e qytetit mungojnë të dhëna për pronarin e godinës para se të kalojë në duart e Mitropolisë. Shkaku që e kaluara e kësaj godine të bukur të mos dihet është, se “në qytetet më të mëdha të Bullgarisë monumentet arkitekturore nuk janë të përshkruara mirë në regjistra dhe në se nuk ruhen kujtime për to në dokumentet e qytetit, atëherë ata harrohen” – tregon Mariana Mellnishka dhe shton se për fat të keq vështirë mund të rivendoset historia e këtyre godinave.
Pas vitit 1944 shumë prej shtëpive të bukura në qytetin Tërnovo u nacionalizuan ose në to u vendosën njerëz nga provinca, përderisa pronarët shfrytëzuan vetëm një prej dhomave. Shtëpia e kryekomandantit të njohur bullgar gjeneral Nikolla Mikov, i cili ishte edhe ministër i luftës dhe regjent pas vdekjes së papritur të mbretit Boris III në vitin 1943, kishte fatin të kalojë në duart e pronarëve të kujdesshëm. Në të ndodhet Klubi i Piktorëve, anëtarët e të cilit e mirëmbajnë shtëpinë deri më sot.
Godina u ndërtua në epokën e romantizmit kombëtar bullgar në një stil karakteristik për fillimin e shekullit të XX. Ky stil dallohet me gërshetim të motiveve tipike bimore për secesionin, të cilat menjëherë vihen re në ballkonin e shtëpisë. Megjithëqë mbi muret nga jashtë duken gjurmët e kohës kjo godinë ndërtuar në fillim të shekullit të kaluar e ngjyrosur me bojë okre edhe më sot zbukuron një nga rrugicat tregtare në rrezet e kodrinës Carevec.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..