Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha Shën Gjergji në fshatin Oreshevec - një destinacion i shkëlqyer për turizëm pelegrinazhi

10
Foto: nomadstime.com

Pavarësisht dhe me një paraqitje modeste, kisha “Shën Gjergji” në fshatin Oreshevec, në rrethin e qytetit Bellogradçik, tanimë dy shekuj me radhë i jep dritë secilit që ka kaluar pragun e kishës. Nga muret dhe nga kupola e kishës fytyrat e shenjtorëve ndriçojnë në ngjyra të spikatura, sikurse piktori i ka marrë bojërat drejtpërsëdrejti nga lulet – aq të ndezura dhe të gjalla janë ato.  Në ngjyrën e verdhë spikasin dhe Dielli dhe Hëna – të vendosur nga të dyja anët e kishës si një jehonë e largët e besimeve të hershme para përhapjes së krishterimit në trojet bullgare.

“Që të gjitha mbishkrimet dhe pikturat murale janë kryer në ngjyrat e verdhe e theksuar, portokalli, të kuqe dhe blu - tregon  profesoresha Raja Zaimova nga Instituti i i ballkanistikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Pjesa më e madhe nga pikturat nuk janë të punuara prej piktorëve të shkolluar, prandaj dhe mungon renditja sipas rregullave dhe kanunit. Kështu në vend të ikonaës së Shën Hyjëlindëses, në altar gjejmë skenën e  Darkës së Fundit të Jezusit me Apostujt, që duketsi një pikturë fëmijësh.  Në përgjithësi në plan të parë del individi, krijuesi, i cili pikturon sipas pikëpamjes së vet - Shën Marina është e paraqitur me një çekan në dorë, e gatshme që ta shtyp djallin, kurse Shën Harallambi mban një shportë me instrumente, me të cilat të ndjekë shpirtrat e këqij ë dhe sëmundjet. Me fjalë të tjera piktori ruan ndërrimin ndaj shenjtorëve, por në të njëjtën kohë shton dhe nga diçka nga jeta reale, që të mund lutësi  të ndihet më afër deri tek pamjet e pikturuara mbi muret.

Me një farë naiviteti dhe proporcione jo të rregullta janë vizatuar dhe pikturat e ikonostasit. Në të mund të shikohen  jo vetëm ikonat , por dhe skenat nga krijimi i botës – Zoti është i paraqitur si një plak, kurse Adami dhe Eva janë të errët në ngjyrë, sepse Zoti e ka formuar njeriun nga balta.

Por përveç amatorëve të frymëzuar nga Zoti, në pikturimin e kishës kanë marrë pjesë dhe krijues nga shkolla e njohur e qytetit Trjavna. Për këtë dëshmojnë emrat e tyre të shkruar me dorë mbi një nga portat hyrëse në kishë. Vepra të këtyre mjeshtërve të përsosur janë dhe punimet me dru – drugdhendjet dhe dyshemeja në kishë, si dhe kambanorja.

Kulla me kambanën e “punuar në mënyrë të shkëlqyer”, sipas fjalëve  të profesoreshës Raja Zaimova, është e ndarë nga kisha. Në oborrin e kishës po kështu ka çezmë me ujë shërues, i cili buron nga mali dhe ajoi mbledh njerëzit, të cilët besojnë në shërimin e mrekullueshëm.  Këtu gjenden kryqet kushtimore, varreza e vjetër si dhe rrënojat e mbetura të një shkolle të vjetër fetare, të rrethuar me mur prej gurëve gëlqerorë.

Pavarësisht se ka mundur të rezistojë 2 shekuj, kisha në Oreshevec mban plagë, të cilat i janë shkaktuar jo vetëm nga koha, por dhe nga njerëz të pabesë. Si të gjitha kishat në rajon dhe kjo e Shën Gjergjit gjatë periudhës së komunizmit është kthyer në një stallë. Mbishkrimet e vlefshme murale si me një çudi janë ruajtur dhe deri më sot, kurse për shkak të çarjeve të cilat janë duke zgjeruar, aty ka nevojë për restaurim të ngutshëm. Aktualisht po forcohen vetëm themelet, muret dhe çatia e kishës.

E vendosur jo larg nga shkëmbinjtë e Bellogradçikut, vetëm në disa qindra metra nga shpella Veneca dhe e rrethuar nga vende piktoreske, kisha “Shën Gjergji” në fshatin Oreshevec mund të jetë një destinacion i këndshëm për turizëm pelegrinazhi mes bukurive të mahnitshme të natyrës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: nomadstime.com, Raja Zaimova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Platforma ikonike prej xhami "Maja" në malin Rodope është rinovuar

Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..

botuar më 25-11-23 6.50.PD
Foto: Facebook/Parada e Verës së Re

"Parada e Verës së Re" në Plovdivin e Vjetër magjeps me aromat dhe frymën e traditës

Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..

botuar më 25-11-22 6.55.PD

Bullgaria tani është pjesë e "Rrugës Evropiane të Verës"

Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..

botuar më 25-11-20 4.26.MD