Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni i Çështjeve Juridike në Parlament përkrahu veton mbi Ligjin për Gjendjen e Jashtëzakonshme

Foto: BGNES

Deputetët e Komisionit Parlamentar të Çështjeve Juridike përkrahën njëzëri veton e Presidentit Rumen Radev mbi tekstet në Ligjin për masat dhe veprimet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. Ditën e diel Presidenti bëri të ditur se është kundër rregullimit shtetëror të çmimeve me qëllim luftimin e spekulimit. Radev shpalli gjithashtu se nuk miraton ndëshkimet e rrepta për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me koronavirusin, gjë që sipas tij mund të kërcënojë lirinë e fjalës.

Presidenti mendon gjithashtu se dispozitat për të drejtat e ushtrisë nuk janë mjaftë korrekte, por është dakord se ushtarakët duhet të marrin pjesë në raste krizash.

Pritet që vetoja të shqyrtohet pasdreke edhe në sallën plenare.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët në Zelandën e Re ishin të parët që votuan për parlamentin e ri

Bullgarët në Auckland të Zelandës së Re votuan të parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njoftoi Ministria jonë e Jashtme. Për shkak të diferencës kohore, seksioni zgjedhor atje hapi dyert mbrëmë në orën 21:00 me orën bullgare. Bashkatdhetarët..

botuar më 24-10-27 9.58.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi zonat perëndimore do të krijohen vranësira të larta. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 18° dhe 23°, në Sofje rreth..

botuar më 24-10-25 7.45.MD

Ministritë e brendshme të Bullgarisë dhe Kosovës po forcojnë kontaktet e drejtpërdrejta

Në kuadër të formatit të zgjeruar të konferencës ministrore të Forumit të Salzburgut në Sofje, ministri i punëve të brendshme Atanas Ilkov u takua me homologun e tij kosovar Xhelal Sveçla. Të dy vlerësuan mirë nivelin ekzistues të bashkëpunimit, duke..

botuar më 24-10-25 5.16.MD