Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Ditët kombëtare të karrierës" sivjet do të organizohen online

Foto: BTA-arkiv

Edicioni i 19-të i “Ditëve kombëtare të karrierës” do të zhvillohen në internet më 24,25 dhe 26 mars – nga ora 11.00 deri në orën 17.00 në portalin Careerdays.bg. Pjesëmarrjen e vet e kanë pohuar 104 kompani, por kjo nuk është shifra përfundimtare, sepse aplikimet po vazhdojnë.

6 mijë janë deri tani studentët dhe specialistët e rinj të regjistruar. Biznesi nuk duhet të ndërpresë punën e vet ,kurse “Ditët kombëtare të karrierës” janë një mënyrë e provuar dhe e parapëlqyer nga shumë punëdhënës për kërkimin e kuadrove të nevojshme për programet e tyre të stazhit.

 Gjatë viteve të kaluara forumi u ka ofruar mundësi mbi 45 mijë të rinjve të fillojnë punën e tyre të parë, nënvizojnë organizatorët. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD

Qarkullimi drejt pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është normalizuar

Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..

rinovuar më 24-11-22 4.16.MD

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD