Për shkak të krizës me koronavirusin do të shtyhet afati për parashtrimin e ofertave për investitor strategjik për centralin atomik elektrik “Belene”, tha para Radios Kombëtare Bullgare Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova. Pesë kompanitë, të cilat kanë treguar interes të dorëzojnë ofertë me karakter detyrues, vazhdojnë të interesohen për projektin.
Projektet e gazit “Rryma Ballkanike” dhe interkonektori Greqi-Bullgari vazhdojnë të zhvillohen sipas afateve të përcaktuara.
Sipas Ministres Petkova Bashkimi Evropian nuk do të heqë dorë nga qëllimi përfundimtar – të bëhet lider në luftimin e ndryshimeve klimatike. Në lidhje me këtë politikë Bullgaria e ka pozitën e vet – kornizë, e cila është prezantuar para Brukselit.
Termocentralet, të cilat punojnë me qymyr, do të vazhdojnë të jenë të rëndësishme për ekonominë bullgare. Petkova shpjegoi se nuk ka pasur vërejtje nga ana e Komisionit Evropian për to, vetëm kemi marrë rekomandime për rritjen e pjesës së burimeve të ripërtërishme energjetike nga 25% deri në 27%.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..