Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNR përkrahu fushatën për grumbullimin e mjeteve për spitalin “Aleksandrovska”

Foto: arkiv

Organizatorët e fushatës “Bullgaria për Bullgarinë” i dërguan një letër falënderimi Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për “përkrahjen e shpejtë dhe kategorike”. “Me ndihmën tuaj për disa orë u grumbulluan mjetet për blerjen e aparateve të frymëmarrjes për spitalin “Aleksandrovska”. Pjesëmarrja juaj ndihmoi për popullarizimin e kauzës dhe për grumbullimin e shpejtë të shumës nga dhuruesit individualë dhe korporativë”, thuhet në letër. Kështu deri në orën 13.00 të datës 23 mars në sistemin e platformës helpcarma u grumbulluan 144 802 euro. Shuma do të transferohet direkt në spitalin “Aleksandrovska” për blerjen e aparateve dhe gjithçkaje të nevojshme për funksionimin e tyre, siç u shpall në kushtet e fushatës, thuhet në letër.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 tetorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, dhe më të dendura do të jenë në rajonet verilindore dhe në Bullgarinë Qendrore. Pas mesditës,..

botuar më 25-11-10 7.35.MD

Eurodeputeti Andrej Kovaçev bëri thirrje për ndryshime në Ligjin për Shtetësinë Bullgare

Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..

botuar më 25-11-10 6.21.MD

Çështja e ekstradimit të pronarit të një anijeje të lidhur me një shpërthim në Liban shtyhet

Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të..

botuar më 25-11-10 5.26.MD