Ministria e Punëve të Brendshme informon se që nga 25.03 2020 bullgarët, të cilët udhëtojnë për në Rumani duhet të mbeten nën karantinë 14 ditë pas mbërritjes së tyre në fqinjën tonë veriore në adresë të deklaruar nga vetë njerëzit. Kjo nuk është në fuqi për shoferët e maunave dhe për bullgarët që kalojnë transit territorin e Rumanisë. Automjetet për transportim, të cilët udhëtojnë për në Moldavi dhe Ukrainë, mund të kalojnë kufirin në drejtim të Rumanisë vetëm në PKK Ruse-Giurgiu.
Trafiku i automjeteve për transport mallrash në drejtim të Turqisë në pikat e kontrollit Kapitan Andreevo dhe Lesovo është shumë intensiv, sidomos në daljet për kamionë dhe mauna. Turqia lejon hyrjen në territorin e vet vetëm të shtetasve të saj me makina, mikrobusë dhe autobusë, të huajtë nuk kanë të drejtën të kalojnë kufirin turk në këtë mënyrë. Bullgarët, të cilët dëshirojnë të kthehen në Bullgari nga Turqia, mund ta bëjnë këtë në tri pikat e kontrollit kufitar. Turqia po aplikon kufizime për shoferët e kamionëve, të cilët vijnë nga vende, ku situata epidemiologjike është e rëndë. Tani për tani automjetet e rënda bullgare kanë të drejtën të hyjnë në Turqi.
Greqia nuk lejon kalimin kufirit të saj me Bullgarinë të shtetasve të huaj, pa arsyetim dhe qëllim të qartë të udhëtimit. Në Greqi mund të hyjnë vetëm të huaj, të cilët punojnë, apo jetojnë në Greqi dhe kjo duhet të provohet në PKK me dokument zyrtar në gjuhën greke. Kufizimi nuk është në fuqi për shoferët e kamionëve. Trafiku i automjeteve të rënda në tri pikat e kontrollit – Kullata, Kapitan Petko Vojvoda dhe Ilinden, është normal.
Në pikat e kontrollit në kufirin me Serbinë Vrëshka Çuka dhe Kalotina, trafiku i automjeteve të rënda gjithashtu është i zakonshëm, por nuk lejohet kalimi i kufirit me makina, mikrobusë dhe autobusë në të dyja drejtimet. Ky rregull është në fuqi dhe për shtetasit serbë. Është lejuar vetëm kalimi i automjeteve të rënda dhe humanitare. Është ndaluar kalimi i kufirit në pikat Oltomanci, Strazimirovci dhe Bregovo.
Në PKK Gjueshevo në kufirin me Maqedoninë e Veriut trafiku është normal. Fqinja jonë jugperëndimore nuk lejon hyrjen në territorin e saj të të huajve me makina, autobusë dhe mikrobusë, kurse shtetasit e saj mund të hyjnë në vend vetëm përmes pikës së kontrollit Gjueshevo. Duke dalë jashtë Maqedonisë së Veriut udhëtarët mund të përdorin vetëm PKK Gjueshevo - Deve Bair. Automjetet e rënda mund të kalojnë në të gjitha PKK me Maqedoninë e Veriut në të dyja drejtimet. Sipas informacionit të autoriteteve doganore maqedonase kamionët dhe maunat bosh nuk do të mund të kalojnë kufirin nga ora 22.00 deri në orën 07.00.
*informacioni është ofruar në orën 06.00 më 25.03.2020.
Nëse do të ketë negociata për formimin e një qeverie të re, kjo do të vendoset nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Parlamentarizmi kërkon që kryetari të jetë nga GERB dhe ne nuk do të bëjmë kompromis, tha në një konferencë shtypi lideri i GERB-it..
Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e fundit të tetorit janë zbuluar 201 raste të sëmundjes te derrat e egër në territorin e BE-së, 80 prej..
Lideri i "DPS-Fillimi i Ri" Deljan Peevski i bëri thirrje qeverisë së përkohshme, të gjitha institucioneve përgjegjëse, përfshirë Kuvendin, që t'i japin mandat eurodeputetes Elena Jonçeva për të negociuar për lirimin e marinarëve të rrëmbyer bullgarë nga..
Pas më shumë se tre orësh seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian, u miratua kandidatura bullgare e Ekaterina Zaharieva për komisionere evropiane...
Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të..
Për herë të parë në historinë e re të zgjedhjeve bullgare, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lë jashtë Parlamentit një parti me një rezultat prej 3,999%..