243 janë rastet e COVID-19 në Bullgari, njoftoi shefi i Shtabit Kombëtar gjeneral Vencisllav Mutafçijski në raportin mëngjesor më 26 mars. Shtabi rekomandon që masat kufizuese të zgjaten deri më 12 prill. Krahas kësaj duhet të hiqet caktimi i vendeve nga të cilat njerëzit që vijnë të vihen nën karantinë. Nën karantinë duhet të vihet secili që mbërrin nga jashtë. Karantina 14 ditore do të jetë në fuqi edhe për të huajit të cilët dëshirojnë të vizitojnë Bullgarinë. Ata duhet të caktojnë se ku do të kalojnë periudhën e karantinës. Do të lehtësojmë vetëm mundësinë për vizita të firmave për mbledhjen e detyrimeve, tha gjeneral Mutafçijski.
Që nga 26 mars bullgarët që hyjnë në Rumani vihen nën karantinë 14 ditore. Kjo masë nuk është në fuqi për shoferët e kamionëve. Të gjithë bullgarët që hyjnë në Greqi duhet të kenë dokument në gjuhën greke se punojnë në vend ose kanë pronë aty. Kërkesa nuk është për shoferët e kamionëve të mëdhenj. Turqia nuk lejon që në territorin e saj të hyjnë shtetas të huaj me vetura.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..