Ka nevojë për vendim të Këshillit të BE-së sa i përket rekomandimit të Komisionit Evropian për sigurimin e korridoreve të shpejta të transitit për mallrat më të rëndësishme. Këtë e tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva në brifing bashkë me Ministrin e punëve të jashtme dhe tregtisë të Hungarisë Peter Szijjarto pas takimit të tyre në Sofje të organizuar me iniciativë të palës hungareze.
Sipas Zaharievës si shtet kufitar i Bashkimit Evropian Bullgaria i ka ndier sfidat e sigurimit të korridoreve të shpejta të transitit. Shteti ynë së bashku me Turqinë bën përpjekje që të sigurojë lëvizjen e mallrave dhe të mos ketë bllokime të në rrugët nga Turqia për në BE dhe anasjelltas.
Szijjarto nënvizoi se ka nevojë për koordinim më të mirë ndërmjet vendeve për zgjidhjen e problemit me radhët e mëdha të kamionëve në pikat e kontrollit kufitar
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..