Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të shënojmë online Orën e Tokës

Foto: eol.jsc.nasa.gov

Në situatën e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit sonte (28 mars) nisma ekologjike “Ora e Tokës” do të zhvillohet në internet.

Nga organizata joqeveritare WWF Bullgaria u bëjnë thirrje bullgarëve, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në të, të fikin dritat në shtëpitë e tyre dhe në këtë mënyrë të bashkojnë përpjekjet e tyre simbolike në përkrahje të planetit tonë.

Ora e Tokës do të vazhdojë nga 20:30 deri më 21:30 sipas kohës lokale bullgare. Në faqen e internetit të WWF-ës do të transmetohet koncerti “ Zëri i Planetit” me pjesëmarrjen e artistëve nga e gjithë bota. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i Byrekut në fshatin Banica

Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore. Ai do të zhvillohet në ndërtesën e Vatrës lokale të Kuturës "Svetlina 1910"...

botuar më 25-05-17 6.10.PD

Parashikimi i motit për 17 majin

E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor...

botuar më 25-05-16 7.45.MD

Çmimi fiks i energjisë elektrike për familjet mbetet... për momentin

Liberalizimi i sektorit të banesave u shty për një kohë të pacaktuar. Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Ujit do të vazhdojë të përcaktojë çmimin pas 1 korrikut. Kjo u vendos nga deputetët, të cilët miratuan ndryshimet në Ligjin për Energjetikën..

botuar më 25-05-16 5.38.MD