Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës në mësimin nga distanca tashmë u përfshin 90 për qind nga nxënësit dhe 96 për qind nga shkollat. Para Radios Kombëtare Bullgare ministri i arsimit Krasimir Vëllçev komentoi, se zgjatja e vitit shkollor varet sa kohë do të zgjasin masat e ndërmarra si rezultat i epidemisë së gripit. Pjesa dërmuese e orëve të parashikuara në planet mësimore realizohen me sukses në një mjedis elektronik, por ka edhe orë mësimore të cilat nuk mund të mbahen. Pyetjes si do të realizohet fushata e pranimit në shkollat e larta, ministri iu përgjigj se do të ketë një vendim të koordinuar në nivel evropian.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..