Prokuroria e Lartë Administrative i referoi Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës çështjen për diferencën e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe në Bullgari. Komisioni do të vendosë të hapë procedurë për çmimet e lëndëve djegëse në tregtinë në pakicë. Prokuroria e Lartë Administrative e ndërmori këtë hap për shkak të uljes së ndjeshme të çmimit të naftës në përmasë botërore me 47.4 për qind dhe të uljes së çmimeve të karburanteve tek ne mezi me 11 për qind. Nga prokuroria saktësojnë se çmimet e lëndëve djegëse nuk mund të rregullohen në mënyrë administrative por duhet të përjashtohen të gjitha dyshimet për shkeljen e konkurrencës.
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe..
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më 3 tetor 2025, Komisioni miratoi pjesërisht transhin e dytë për Bullgarinë, me kusht që vendi të..
Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Rezerva Shtetërore dhe Rezervat e Luftës”. Shteti ka rezervë benzinë për 35 ditë, ndërsa..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i..
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj...