Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria i jep biznesit para për ruajtjen e personelit

Ministrja Denica Saçeva
Foto: BGNES

Nga data 31 mars punëdhënësit mund të aplikojnë për kompensime shtetërore, që ta ruajnë personelin e vet, bëri të ditur Ministrja е Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva. Do të pritet miratim në kuadrin e 7 ditëve, pas së cilës në kuadrin e 5 ditëve ata duhet ta marrin ndihmën, na shpjegoi Saçeva. Që të përfitojnë nga ndihma firmat duhet të vërtetojnë se të ardhurat e tyre janë ulur me 20 për qind. Në qoftë se punëdhënësi nuk u paguan 40 për qind prej pagës punëtorit, atëherë ai do të duhet t’i kthejë shtetit subvencionin shtetëror me përmasë 60 për qind prej pagës së personelit. 213 700 janë të papunët në Bullgari ndërsa që nga fillimi i krizës janë regjistruar akoma10 000 të papunë në zyrat e punësimit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 prillin

Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..

botuar më 25-04-24 7.40.MD

Të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkojnë sërish ndëshkime më të rrepta për vrasësit e rrugës

Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..

botuar më 25-04-24 6.52.MD

19 për qind e bullgarëve mbështesin kabinetin

Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..

botuar më 25-04-24 6.14.MD