Qeveria miratoi një marrëveshje me Korporatën Farmaceutike Kineze për furnizimin e maskave personale mbrojtëse të tipit KN95. Në përputhje me kontratën Ministria e Shëndetësisë do të blejë 1 mln maska mjekësore të këtij tipi me vlerë 1, 67 mln euro. Ato do të përdoren për nevojat e personelit në spitale, për organet e kontrollit shtetëror dhe për persona të tjerë të angazhuar në punën kundër përhapjes së COVID-19 në Bullgari. Maskat e fytyrës të tipit KN95 mund të filtrojnë pjesëza me 95 për qind efikasitet, sipas standardit kombëtar kinez GB2626-2006.
Me rastin e festës së aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare, sot, më 16 tetor, në orën 09:00, do të vendosen lule dhe kurora në Monumentin e Aviatorit, në Rrugicën e Aviatorit pranë Asamblesë Kombëtare në kryeqytet, njofton Ministria e Mbrojtjes...
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e rajoneve - të konsiderueshme. Shi i lehtë do të bjerë në disa vende në pjesët juglindore dhe malore..
Zgjedhjet e parakohshme nuk do t'i ndihmojnë askujt. Nëse zgjedhjet mbahen tani, qeveria teknike nuk do të ketë fuqi për të hartuar buxhetin më të vështirë në 30 vitet e fundit. Këtë e deklaroi presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..